Regjistrohu në Samit


Kriteret për regjistrimin si pjesëmarrës

 

Samiti i Dytë i Diasporës është një aktivitet i hapur për pjesëmarrës nga e gjithë hapësira shqiptare. Organizatorët do të dëshironin që në një aktivitet të këtyre përmasave të mund të akomodonin kërkesat e çdo pjestari të diasporës shqiptare për të marrë pjesë në aktivitet.

Samiti do të ketë një numër të caktuar të ftuarish nominal me ftesë zyrtare. Në këtë aktivitet mbarëkombëtar do të ftohen personalitete të njohura të diasporës, kryetarët e organizatave dhe shoqatave që veprojnë në diasporë dhe persona, të cilët kanë një histori suksesi në vendet ku jetojnë.

Evidentimi i kontributeve të pasurisë së jashtëzakonshme të diasporës shqiptare do të ishte një mision i vështirë. Për të shmangur gabime të mosrealizimit të “ftesës nominale”, cilido që dëshiron të marrë pjesë në këtë Samit mund të regjistrohet on-line.

Eshtë e rëndësishme që, pas regjistrimit, të keni edhe konfirmimin e pjesëmarrjes në Samit, për efekte organizative të aktivitetit.

Aplikanti duhet të vlerësojë panelin e diskutimeve të Samitit, në të cilin dëshiron të jetë pjesëmarrës. Në rastet e organizatave, nëse dëshirojnë të kenë një tavolinë komunikimi me pjesëmarrësit e Samitit (në hapësirat e brendshme ku do të zhvillohet aktiviteti) apo për të bërë aktivitete, të cilat i konsiderojnë të dobishme, është i rëndësishëm komunikimi paraprak me email dhe vendosja e komunikimit me “personin e kontaktit”, i cili do tu vihet në dispozicion nga organizatorët.

Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës, duhet të kenë marrë pjesë në mënyrë aktive në mbrojtjen e interesave të bashkësisë shqiptare, si edhe në zhvillimin e promovimin e identitetit, vlerave dhe traditës kombëtare në vendin ku jetojnë. Vlerësim të veçantë do të ketë për ata të cilët janë të angazhuar në jetën politike apo shoqërore të komunitetit, nëpërmjet organizatave, klubeve shqiptare dhe aktiviteteve të tyre, si kontribut për konsolidimin e lidhjeve në komunitet, por edhe për rritjen e influencës në dobi të interesave kombëtare dhe të forcimit të lidhjeve e bashkëpunimit me vendlindjen.

Pjesëmarrësit në Samit inkurajohen të paraqesin projekte konkrete për vendosjen e lidhjeve apo marrëdhënieve mes vendit/rajonit/qytetit/territorit ku jetojnë dhe vendlindjes, pavarësisht fushës së veprimit. Organizatorët e Samitit do të bëjnë më të mirën për tu vënë në dispozicion informacionin e duhur.

Ju mirëpresim.